The Ordinary

The Ordinary Retinol 0.5% in Squalane

€18,00
Sasia

Dhuratë misterioze falas për porositë mbi €50

Transport falas në Kosovë mbi €30 · Arrin për 3–5 ditë · Paguan në dorëzim

Më njofto kur kthehet në stok Na shkruaj në WhatsApp — të lajmërojmë sapo të vijë.
Përshkrimi

 Retinol 0.5% in Squalane është një serum kundër plakjes që ndihmon në përmirësimin e teksturës së lëkurës, reduktimin e rrudhave dhe unifikimin e tonit. Formula me bazë squalane e bën retinolin më të tolerueshëm dhe ndihmon në mbajtjen e lëkurës të ushqyer gjatë trajtimit.

Efekti / funksioni :

  • Redukton rrudhat dhe vijëzat e imëta

  • Përmirëson teksturën dhe elasticitetin e lëkurës

  • Ndihmon në zbehjen e njollave dhe shenjave pas akneve

  • Stimulon rinovimin qelizor

Përbërësit aktiv dhe çfarë ndihmojnë:

  • Retinol 0.5% – përshpejton rinovimin e qelizave, lufton shenjat e plakjes dhe përmirëson tonin

  • Squalane – hidraton, ushqen lëkurën dhe zvogëlon irritimin e mundshëm nga retinoli

Për cilat tipe të lëkurës është:
I përshtatshëm për lëkurë normale, të kombinuar dhe të yndyrshme. Rekomandohet për përdorues me përvojë fillestare–mesatare me retinol; jo ideal për lëkurë shumë të ndjeshme.

Si përdoret :
Përdoret vetëm në mbrëmje, disa pika në lëkurë të pastër dhe të thatë. Filloni 2–3 herë në javë dhe rriteni gradualisht. Dhe mos kombinoni me acide të forta në të njëjtën rutinë.

Transporti & Kthimi
  • Transport falas brenda Kosovës për porositë mbi €30, deri më 30 nëntor
  • Dorëzim 3–5 ditë pune, për shkak të porosive të shumta
  • Kthim brenda 14 ditëve për produkte të pahapura ose me defekt
  • Pagesa para në dorë (COD)
Udhëzues Retinol, retinal apo bakuchiol? Udhëzues për fillestarë
Brendi: The Ordinary